Integrimi evropian. Një analizë efektive e pritshmerise dhe e shpresave te Shqipërisë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
12-06-2015
"Shqipëria dhe integrimi europian i Ballkanit Perëndimor" është një artikull i ri që Dr.Afrim Krasniqi ia kushtuar një teme te dashur, jo vetëm për atë, por për të gjithë popullsinë e Shqipërisë.
Integrimi i plotë europian i Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në vecanti brenda një konteksti të ketij komunitetit të përkates, është në fakt elementi i përbashkët dhe dirigjent i çështjeve politike dhe ekonomike, që për disa vjet po trajtohet jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin e trazuar Balkan.
Në mënyrë të rrjedhshme, ritmike dhe të kuptueshme, Dr.Afrim Krasniqi çon deri në fund konceptimin e tij të shpejtë, sintetik, por njëkohësisht edhe goditës dhe efikas, ndaj opinineve të "zakonshme" mbi raportin e Shqipërisë kundrejt BE-së, duke e parë atë si një "entitet" që është në gjendje të qetësoje dhe vendos paqe midis fraksioneve të kundërta e të shumta që karakterizojnë skenën e gjallë politike në Shqipëri.
Aktiv për vite në botën e biznesit, Dr.Afrim Krasniqi eshte bërë kohët e fundit kryetari i shoqatës së industrive të vogla dhe të mesme te Evropës në Shqipëri SPAMI, një detyrë që për fat të mirë do të alternohet me axhenden e tij te mesimdhenies si profesor universiteti dhe si autor i disa librave politike dhe social.
Përsa i përket rinisë së tij, Dr.Afrim Krasniqi ka përfunduar studimet e tij në Universitetin e Tiranës (Shqipëri) dhe Universitetin e Viadrina (Franfurt Oder, Gjermani) si dhe ka një doktoraturë në marrëdhëniet ndërkombëtare në Histori & Marrdhenie Nderkombetare ne Universitetin e Tiranës.
Dr.Afrim Krasniqi gjithashtu mbulon rolin e Kryetarit të Institutit Shqiptar për Studime Politike (ISP), i njohur në Shqipëri si Instituti Studimeve Politike http://isp.com.al/, është profesor në Universitetin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit në Fakultetin e Shkencave Politike.
Vihet re se përveç karrierës akademike, Dott.Afrim Krasniqi ka publikuar dhe eshte autor i mjaft veprave me te cilat ka dashur te analizoje skenarët politike dhe zgjedhore ne Shqipërinë post-komuniste.
Persa i perket viteve të diktaturës, Dott.Afrim Krasniqi ka botuar nje seri artikujsh interesante, por pikëllues në faqen http://muzeuimemories.info/en/ nen vemendjen e tij personale.
Një punë e sofistikuar botuese edhe historike me të cilën ai synon të theksojë nevojën për të mbajtur gjallë kujtimin e fakteve dhe ngjarjeve që shume kane preferuar ti heqin nga kujtesa.
Shqiperia dhe Integrimi Evropian i vendeve te Ballkanit Perëndimor
Bashkimi Evropian nuk parasheh në të ardhmen e afërt zgjerimin e tij me anëtarë të rinj dhe në garën për presidencën e Komisionit të BE fituesi Juncker dhe më pas edhe Komisionieri i ri i Hahn e thanë qartë: nuk ka zgjerim të BE në mandatin e tyre gjatë 5 viteve të ardhshme. Në Ballkanin Perëndimor, sinqerisht, askush nuk priste zgjerim të shpejtë, por një pohim i tillë i refuzimit të zgjerimit ishte gjithashtu një mesazh që nuk pritej, jo vetem ne Shqiperi por dhe ne vendet e Ballkanit Perëndimor, ku projekti i integrimit ne BE është me shume se nje shprese. Arsyeja i nje reagimi te papritur duhet kërkuar ne rendesine qe i atribuon, qofte Shqipëria dhe qofte vendet e Ballkanit Perëndimor, te cilet e shohin si ushqim ditor dhe një ilaç pozitiv për të mbajtur gjallë energjitë pozitive drejt një të ardhme më sigurt.
Në vend të zgjerimit, shtete si Gjermania morën nismën e Samitit të Berlinit (2014), duke ofruar një paketë mbështetjeje politike dhe ekonomike, nëse palët në Ballkan si Shqipëria dhe Vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunojnë dhe marrin përgjegjësi konkrete. Nisma i ngjason ofertës amerikane të Partneritetit për Paqe në fillim të viteve 90, kur këto vende kërkonin anëtarësimin në NATO. Anëtarësimi erdhi vonë (Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kosova, Mali i Zi ende nuk janë pranuar), kështu që edhe integrimi në BE i vendeve te Ballkanit Perëndimor do jetë i vonë (projektet më optimiste parashikojnë më shumë se një dekadë pritjeje).
Prej Samitit të Berlinit janë zhvilluar disa samite rajonale dhe janë shënuar ngjarje me rëndësi. Për shembull, për herë të parë Kosova është pjesë e projektit rajonal, Shqipëria e Serbia kanë shkëmbyer për herë të parë përgjatë një shekulli vizita të nivelit të lartë ekzekutiv, janë zgjidhur një sërë mosmarrëveshjes rajonale dhe janë projektuar ose nënshkruar një numër marrëveshjesh të reja. Së fundi, në Tiranë u zhvillua Forumi Ekonomik i Vjenës, si fazë konsultimi i bashkëpunimit rajonal përpara Samitit të Vjenës. Në takim media nuk gjeti asnjë lajm negativ. Palët ishin bashkëpunuese, u parashtruan projekte të ndryshme ekonomike dhe infrastrukturore dhe teza e rëndësisë së integrimit te vendeve te Ballkanit Perëndimor ne Bashkimin Europian. Ne Samit morren pjese dhe ish politikanë të njohur gjermanë, francezë, italianë apo francezë, midis të cilëve edhe ish ministrat e jashtëm Fisher e Vedrine.
Në samitin e Tiranës, Shqipëria dhe vendet ballkanike ishin indirekt kritike me rolin dhe përgjigjen e BE-se per integrimin e tyre ne Bashkimin Europian. Ato presin të bëhet diçka më shumë sesa pjesa protokollare e politike e bashkëpunimit, presin projekte konkrete dhe sidomos, rezultate konkrete ekonomike. Varfëria dhe kriza ekonomike në Shqiperi dhe ne vendet e Ballkanit Perëndimor, shpesh ka qenë burimi kryesor i lindjes së valëve nacionaliste dhe populizmit ekstrem. Luftërat kanë sjellë humbje të mëdha për vendet dhe për vetë sistemin e sigurisë evropiane. Në fazën aktuale secila qeveri rajonale e vendeve te Ballkanit Perëndimor është e detyruar të sigurojë mbështetje politike dhe sidomos ekonomike jashtë rajonit, në mënyrë që të ruajë stabilitetin e brendshëm social. Midis vendeve të Ballkanit Perëndimor ende nuk ka një autostradë lidhëse, një rrugë hekurudhore lidhëse, projekte të tjera të mëdha infrastrukturore dhe kështu, mungojnë elementë të rëndësishëm që i japin jetë e siguri frymës së bashkëpunimit. Procesi i zgjerimit dhe integrimit evropian vonon te marre rruge dhe zhvillimet gjeopolitike midis BE dhe Rusisë reflektohen dukshëm në Ballkanin Perëndimor, por siç Fisher shprehet, "në gjeo-politikë nuk ka vend për vakume".
Problemet e mëdha të qeverisjes, stabilitetit dhe cilësisë së demokracisë deri tek vala e re e emigrimit që konstatohen në disa vende të Ballkanit Perëndimor janë një tregues më shumë mbi nevojën e "kujdestarisë" nga Brukseli nje lloj mbrojtje qe disa e quajne te arritshme vetem ne saje te nje progresi dhe nje zhvillimi stabel te procesit te integrimit Europian. Shqetësimi për rritjen e valës nacionaliste janë reale për sa kohë perspektiva per integrimin evropian te vendeve te Ballkanit Perëndimor mbetet në dilemë, dhe vendet vijojnë të jenë të kërcënuara nga kriza ekonomike dhe rivalitetet gjeopolitike. Asnjë shtet rajonal nuk mbijeton dot ekonomikisht pa ndihmë të huaj, mbrojtja nuk sigurohet pa ndihmën e huaj, bashkëjetesa në Ballkan është më shumë imponim nga jashtë sesa me rrënjë të thella kulturore, problemet e luftës ndaj krimi, terrorizmit, etj gjithashtu kërkojnë ndihmën e huaj, kryesisht nga BE dhe SHBA. Nacionalizmi dhe populizmi mund të jenë opsion afatshkurtër kurse në aspektin afatgjatë, të gjithë vendimmarrësit janë të ndërgjegjshëm se integrimi i Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor mbetet zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme.
Shqipëria, në dallim nga shtetet e rajonit (Serbi, Kosovë, Maqedoni, Bosnje, etj) nuk ka asnjë parti nacionaliste në parlament dhe politikën qendrore. Nacionalizmi nuk sjell vota dhe as nuk ka mbështetje publike, por përdoret si retorikë nga çdo qeveri në raste specifike, për nevoja politike të ditës. Fakti se Shqipëria nuk ka nxitur as shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi etj, për politika më radikale nacionaliste, është dëshmi se në Tiranë nuk ka projekt dhe as vullnet për nisma të tilla. Burimet e vetme ku raportet nacionale mbeten problematika janë Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, kryesisht për shkak të problemeve në funksionimin e parimit të bashkëjetesës dhe integrimit ndëretnik. Shqipëria nuk ka probleme etnike dhe është larg kësaj problematike qe haset tek vendet e Ballkanit Perëndimor. Termi "Shqipëri e Madhe" shumë më tepër përdoret në ligjërim publik p.sh, në Beograd sesa në Tiranë, kurse termi "integrimi evropian i vendeve te Ballkanit Perëndimor dhe integrimi evropian i Shqiperise" gjendet në të gjitha programet e partive politike dhe qeverive shqiptare. Ky është sinjal domethënës.
Një tregues kritik i bashkëpunimit rajonal është fakti se vendet, më shumë bashkëpunojnë për shkak të presionit ndërkombëtar sidomos nga BE e SHBA sesa mbi dëshirën e nismën e vetë atyre. Shumica e vendeve rajonale i shohin me bezdi sjelljet arrogante për dominim apo retorikat nacionaliste të disa prej aktorëve politikë në vendet fqinje, siç shumica e marrëveshjeve ekonomike e politike midis vendeve kanë qenë kryesisht produkt i kushtëzimit nga jashtë në kuadër të procesit integrimit evropian te Shqiperise dhe te vendeve te Ballkanit Perëndimor. Ky kontrast ndikon në vonesën e procesit të integrimit brenda rajonit dhe më pas edhe vetë zhvillimin dhe integrimin më tej. Vetë BE nuk ka përgjigje direkte ndaj këtij konkluzioni. Më shumë se demokraci efektive BE ka prioritet stabilitetin e vendeve të rajonit, pra një rajon që nuk shqetëson, jo një rajon që duhet të jetë pjesë integrale e vendimmarrjes evropiane në fushën e politikës, sigurisë, ekonomisë, etj.
Procesi i ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe perspektivën afatgjatë është i dyanshëm: midis vendeve të rajonit dhe midis rajonit dhe vetë BE. Referuar praktikave historike ato nuk mund të ndodhin të vetme, por me ecje paralele dhe të integruar. Hezitimet gjeopolitike dhe mbivendosjet e axhendave prioritare nuk e ndihmojnë procesin, përkundrazi ushqejnë keqkuptime dhe paragjykime. Ballkani Perëndimor është emërtimi i dytë për termin Evropa Juglindore. Një fakt jo vetëm politik dhe që meriton vëmendjen e duhur në të gjitha kryeqytetet vendimmarrëse, në rajon dhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Dr.Afrim Krasniqi
Per informacione te metejshme mbi Shqiperine, mund te lexoni ne:
http://www.networkdimprese.com/aspim-europa-apre-ufficialmente-in-albania-08-05-2015.html
http://www.networkdimprese.com/perche-aspim-europa-in-albania-22-05-2015.html
http://www.networkdimprese.com/standars-a-poors-aumenta-il-rating-dellalbania-26-10-2014.html
http://www.networkdimprese.com/fmi-crescita-economica-in-calo-nei-balcani-18-10-2014.html
http://www.networkdimprese.com/procredit-bank-importanti-iniziative-per-linternazionalizzazione-delle-piccole-e-medie-imprese-nei-balcani-10-10-2014.html
http://www.networkdimprese.com/albania-business-e-grandi-eventi-nei-balcani-07-10-2014.html
http://www.networkdimprese.com/opportunita-di-business-in-albania-30-08-2014.html
http://www.networkdimprese.com/albania-e-turismo-22-08-2014.html
http://www.networkdimprese.com/albania-promossa-15-08-2014.html
http://www.networkdimprese.com/albania-overlook-di-un-paese-di-opportunita-05-08-2014.html